
Gazetari Milaim Zeka ka paralajmëruar zhvillime sa i takon Metës. Teksa ky i fundit po sulmon Dumanin përditë, Zeka duket se i dërgoi mesazh se në fundjavë mund t’i trokasë policia.
Në një intervistë për “Front Line”, ai u ndal dhe te Berisha. Milaim Zeka tha se Berisha dhe as Meta nuk mundet të luftojnë kundër Amerikës, ndërsa ky i fundit sipas tij, duhet të ishte në burg vetëm për atë video përgjimin e publikuar nga Dritan Prifti.
“E kam informacionin që arrestimet e mëdha bëhen fundjavave. Më vjen keq për 2 njerëz. Që Sali Berishës nuk i doli një këshilltar që t’i thoshte në fillim që puna jote më e mira është të presësh ngritjen e akt akuzës nga SPAK dhe të përballet sipas ligjit. Të dalësh në arrest shtëpiak majë ballkonit i jep kredibilitet zotit Rama. Në radhë të parë nuk ka askënd, ka vetëm 200 veta që ç'mallen me njëri-tjetrin. Kadareja në 1993 më ka thënë diçka në Suedi, Amerika tha është superfuqi edhe kur gabon nuk gabon.
Nuk mundet Meta dhe Berisha të fitojnë luftën ndaj Amerikës. Po të isha Dumani, Ilir Meta do e kisha çu në burg vetëm me atë videon që e nxori Dritan Prifti. Vetëm me marrë deklaratën që tha në parlament nuk jap dorëheqjen për Shkëlzenin. I shpëtoi llafi, tha unë edhe nga burgu do e shkatërroj këtë”, tha Zeka.
Lini një Përgjigje