TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2025, 13:20

Meta kërkoi të merret në pyetje për “21 Janarin”, Berisha: Mund të ketë informacione! Në 2011 donte të jepte dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Meta kërkoi të merret në pyetje për “21

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është vetëofruar të jetë dëshmitar në procesin për “21Janarin”, ku pretendon se ka informacione që nuk kanë dalë në dritë.

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, i pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, u shpreh se Meta edhe mund të ketë informacione pasi në atë kohë ishte zëvendës kryeministër.

Më tej, ai ka zbuluar se Meta në atë kohë i ka shkuar në zyrë dhe i ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, pasi nuk do të shkonte në prokurori me statusin e zyrtarit të lartë.

Se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën tim dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër”, thotë Berisha.

 

Lini një Përgjigje