TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2025, 18:42

Rasti “Balluku”, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese: GJKKO ka marrë kompetencat e 3 institucioneve

Shkruar nga Pamfleti

Rasti “Balluku”, zbardhet kërkesa e qeverisë në

Qeveria: Ministri gëzon të njëjtin imunitet si deputeti

Zbardhen argumentet e qeverisë në Kushtetuese, lidhur me ankimin e bërë mbi masën ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Pak ditë më parë ishte kryeministri që njoftoi se ai i ishte drejtuar Kushtetueses, për të hequr pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.

Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit: kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.

Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.

Rasti “Balluku”, zbardhet kërkesa e qeverisë në

Qeveria në argumentet e saj i referohet të nenit 103 të Kushtetutës, ku shprehimisht thuhet: 

1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.

2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.

3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Në reagimin e tij lidhur me vendimin e GJKKO-së, Kryeministri Edi Rama e konsideroi të gabuar ndërhyrjen e SPAK dhe GJKKO për të urdhëruar pezullimin e një ministri.

Rasti “Balluku”, zbardhet kërkesa e qeverisë në

Rama tha se vendimi i GJKKO-së është shfaqje e një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike.

Pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv.kryeministrit, drejtpërdrejtë për drejtimin e  qeverisë është shfaqje e këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.

Nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem”, tha kryeministri.

Rasti “Balluku”, zbardhet kërkesa e qeverisë në

 

3 Komente

  1. R
    Romeo juristi i njohur

    Hajduti duhet të qendroje në detyre sepse na duhet të mbyllim punet e lena pergjysem. Hajduti është deputet. Hajduti është i zgjedhur dhe nuk e fut dot në burg. Hajdutin edhe kur e kap me presh në dore nuk e heq dot nga detyra sepse ai heq prokurori, gjyqtarin e posaçëm, gjyqtarin e larte. Hajduti mbrohet nga gjyqtari Kushtetues, sepse kushtetuta nuk mbron Hajduten, por gjykata kushtetuese mbron Hajduten. Mbravo ju qofte! Hallall kajani nonen...

    1. E
      Ervis

      Kushdo gjykates qe guxon te ktheje ne detyre nje karakurve hajdute fallco pa limite me fjalor rruge do ta mbylli deren e karrieres pergjithmone! Mos e kruani me USA, mos e kruani me durimin e nje populli te vjedhur e te tallur! Gjyqtare te nderuar ky eshte momenti te ndaheni nga krimet e qeverise, prokurori i SPAK nuk ka hedhur hapa konkrete pa lajmeruar SHBA

      1. Z
        Zamira

        Pa skrupuj ! Do ishte shume mire nese do pezulloni te gjitha projected ! Kemi kohe qe e dime por tani dukshem treguat se ne “ qeverisemi” nga rrugace qe flasin e veprojne me keq se vjedhesit ordinere !

        Lini një Përgjigje