TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 12:59

Ilir Meta kërkon të dëshmojë për 21 janarin, zbardhet shkresa dërguar SPAK: Kam të dhëna të panjohura

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta kërkon të dëshmojë për 21 janarin, zbardhet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka kërkuar që të thirret në SPAK për të dëshmuar mbi 4 vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit 2011.

Në atë kohë, Meta ka qenë zëvendëskryeministër, ndërsa Sali Berisha kryeministër i vendit.

Në shkresën zyrtare të dërguar nga Meta në SPAK, ai kërkon që të merret në pyetje si person në dijeni pasi ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.

“I nderuar z. Prokuror!

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.

Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen. Jam në dispozicion të organit procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet në kërkesë.

Protesta e 21 Janarit ndodhi pas publikimit të një video skandali mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.

Ilir Meta kërkon të dëshmojë për 21 janarin, zbardhet

Lini një Përgjigje