
Dëmtimi i asfaltit në aksin Lezhë–Shëngjin ka shkaktuar probleme serioze për drejtuesit e automjeteve. Në disa pjesë të rrugës janë hapur disa gropa duke shkaktuar çarje të gomave.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, sipas shoferëve, janë regjistruar mbi tre raste të dëmtimit të gomave për shkak të gropave dhe çarjeve në sipërfaqen e rrugës.
Drejtuesit e mjeteve, të cilët preferojnë të mos flasin para kamerave, i bëjnë thirrje ARRSH-së të ndërhyjë sa më shpejt për të riparuar segmentet problematike, pasi situata po shndërrohet në rrezik të vazhdueshëm për aksidente.
Lini një Përgjigje