TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2024, 14:35

Meta e shpalli “non grata” në parti, Kryemadhi gjen strehë në parlament

Shkruar nga Pamfleti
Meta e shpalli “non grata” në parti, Kryemadhi gjen strehë
Monika Kryemadhi

Dyert e Partisë së Lirisë duken të mbyllura për Monika Kryemadhit, e cila e ka gjetur një strehë politike te mandati i deputetes, që i mundëson komunikimin me median nga salla e konferencave për shtyp të Kuvendit.

“Nga ky podium e kam për herë të parë që flas si deputete në të gjithë historikun tim, sepse e kam parë si mundësi që ka qenë salla dhe nga selitë e partive, megjithatë gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj që ta kemi bashkëbisedimin më të shpeshtë nga ky podium”., tha ajo.

Deputetja e Partisë së Lirisë doli për të propozuar nismën e saj të re ligjore, e cila në thelb kërkon që deputetët të kenë akses të shpejtë në informacionet zyrtare.

Por më shumë se sa nisma, ajo që bënte interes për median ishte vijimi i fatit të saj politik.

“Detyra ime si Monikë dhe si deputete është që deri në fund ta kryej me dinjitet e integritet, por se ç'do bëj unë me kandidimin tim ka akoma kohë. Jeta ime politike 30-vjeçare nuk ka të bëjë me angazhimet individuale, por me angazhime në shoqëri e grup. Mendoj që është shpejt për të folur për këtë gjë, pavarësisht ambientit ku jetojmë dhe pozicionit, jo vetëm të një gruaje, por çdo njeriu tjetër është shumë më i vështirë sesa një strukturë politike”.

Kryemadhi kërkoi që opozita të jetë më kompakte në Parlament, për të bërë të mundur ristrukturimin e jetës politike.

monika kryemadhi meta

Lini një Përgjigje