Mediat italiane Ilfattoquotidiano.it ka zbuluar se kryeministrja Giorgia Meloni do të vizitojë në Shqipërinë më 5 qershor.
Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të vizitojë edhe dy pikat ku po ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare.
Këto dy kampe duhet të kishin përfunduar tashmë, por disa probleme bënë që të shtyhej ndërtimi i tyre.
Vetë kryeministri Edi Rama ka folur për Ilfattoquotidiano.it në lidhje me paktin për emigrantët dhe thotë se vonesat dhe kostot e larta janë faji i Italisë.
Sipas protokollit nga marrëveshja Shqipëri-Itali brenda Portit të Shëngjinit, në zonën e Lezhës, në veri të Shqipërisë do të ndërtohet një qendër pritjeje për emigrantët, e cila do të përpunojë dhe regjistrojë emigrantët e shpëtuar në det nga Italia.
Një vend i dytë, i cili do të shërbejë si kamp refugjatësh, do të ndërtohet në Gjadër, një fshat ku në vitet 1970, gjatë periudhës komuniste, u ndërtua një ish-bazë ajrore ushtarake.
Plani i Italisë për të ndërtuar qendra emigrantësh në Shqipëri është kritikuar në të dy vendet, ku aktivistët dhe avokatët e të drejtave të njeriut kanë vënë në pikëpyetje kapacitetet e Shqipërisë për ta trajtuar këtë çështje.
Ndërsa marrëveshja është kritikuar nga ekspertë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe grupe të shoqërisë civile në Itali, në Shqipëri shumë e shohin atë si një nismë personale të kryeministrit Edi Rama, duke qenë se ajo nuk u diskutua më parë në publik.
Marrëveshja i lejon Italisë të ngrejë qendra në territorin shqiptar për emigrantët që ka shpëtuar në det, të cilat do të strehojnë deri në 3,000 njerëz njëherësh.
Marrëveshja Rama-Meloni u firmosmë 6 nëntor 2023 në Romë.
Lini një Përgjigje