TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2024, 09:48

Rama kokë e këmbë “mentor” i organizatave kriminale, thirrja në SPAK tani është emergjencë kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Rama kokë e këmbë “mentor” i organizatave kriminale,
Mottola dhe Rama

Pas intervistës që Kryeministri Edi Rama u detyrua të bënte për emisionin investigativ italian Report në RAI3, deputeti demokrat Luçiano Boçi gjykon se ai doli kokë e këmbë si “mentor” i organizatave kriminale dhe se thirrja e Ramës në SPAK si i pandehur është tanimë emergjencë kombëtare!

“Mottola demonton dhe degjeneron Ramën! Rama del kokë e këmbë si “mentor” i organizatave kriminale, arkitekt i narko-shtetit shqiptar, i lidhur me fije të shumëfishta me krimin e organizuar, me të cilin rrëmben pushtet e ndan interesa dhe pushtet.

Projektoi dhe realizoi kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e Shqipërisë në lavatriçe të parave të pista. Mbron ortakët e tij mafiozë dhe politikë-strategjikë me shpresën e trishtë se do mund t’i shpëtojë shpagimit.

Edi Rama ka hall jo të vogël kur i lëpihet medieve të huaja!

Të vërtetat e RAI3 janë prova dhe sprovë e re për SPAK. Thirrja e Ramës si i pandehur është tanimë emergjencë kombëtare!", thekson Boçi.

 

r spak mafia

Lini një Përgjigje