Emisioni “Report” në RAI 3 ka transmetuar mbrëmjen e djeshme pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë. Gazetari Giorgio Mottola arriti të intervistonte ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili ka zbular disa fakte të forta për kryeministrin Edi Rama në lidhje me grupet mafioze.
Vetë Ahmetaj thotë se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.
“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?” – thotë Ahmetaj gjatë një rregjistrimi të fshehtë të bërë nga “Report”, citon lapsi.al.
Ish-numri “dy” i qeverisë bën akuza të forta edhe për lidhje të Ramës me krimin e organizuar.
“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.
Lini një Përgjigje