TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2024, 20:59

Akuzat për të vëllanë, Rama mbron Olsin në intervistën për RAI3: Ka ngritur padi për shpifje, ja kemi lënë në dorë drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për të vëllanë, Rama mbron Olsin në

Kryeministri Edi Rama në intervistën për Rai3 ka folur edhe për vëllain e tij Olsi Rama.

Kryeministri e cilësoi sërish të neveritshme përmendjen e vëllait të tij, pasi sipas Ramës ai nuk ka lidhje dhe akuzohet vetëm për faktin se është vëllai i tij.

I pyetur nga gazetari nëse është rihapur hetimi pas emisionit, Rama e pohoi duke thënë se i vëllai ka paraqitur padi për shpifje ndërsa tashmë pjesa tjetër i duhet lënë në dorë drejtësisë.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama...

Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar… I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.
 
Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.
 
Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.

 

olsi rama rai3 edi rama interviste

Lini një Përgjigje