TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2024, 18:23

"Fillon nga anti-korrupsioni", Kthupi prezanton detaje nga programi i PD-së për 2025: T'i japim zgjidhje shpopullimit të vendit!

Shkruar nga Pamfleti

"Fillon nga anti-korrupsioni", Kthupi prezanton detaje nga programi i

Partia Demokratike zyrtare bëri dje publik programin elektoral për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sekretari i kësaj force politike, Rezart Kthupi paraqiti pasditen e sotme, detaje nga programi i PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Kthupi e nisi nga korrupsioni si problemi më madhor në shoqërinë shqiptare që ka nevojë për një zgjidhje konkrete.

"Filloi nga antikorrupsioni. Taksa më e madh që paguajmë sot është korrupsioni. Shqetësimi kryesor është korrupsioni. Nëse do të zhdukim taksën e korrupsioni kemi bërë lëvizjen më të mirë të mundshme. Pastaj vijmë tek gjërat e tjera.

Korrupsioni ka dy faza: parandalimi dhe ndëshkimi. Kemi SPAK që ndëshkon. Do të ofrojmë mbështetje pa kufij SPAK. Në burime njerëzore, financiare. Por është dhe ana parandaluese. Sot problemi qëndron tek administrata shtetërore. Do ti japim fuqi KLSH-së, do ta kthejmë në gjykatë, në gjykatë auditi. Do të japi urdhra detyrues. Do të jenë vendime të ekzekutueshme.

E dyta do riformatohet administrata publike. Nëse kemi drejtues të korruptuar nuk mund të presësh që pjesa tjetër të jetë ndryshe. Pra duhet vetting politikanësh. Nga deputetë, kryetarët e bashkive te rikthehen dhe të rimarrin një provës vettingu", tha Kthupi për Report Tv.

Sa i përket Komisionit të propozuar nga Partia Socialiste për luftën ndaj anti-korrupsionit, Kthupi e sheh si komision anti-SPAK.

"Ai është komisioni anti-SPAK. Kemi pasur qëndrim të qartë. Nuk është kjo mazhorancë subjekti më i mirë për të luftuar korrupsioni. Ka bërë të kundërtën e luftës ndaj korrupsionit. Shqetësimi i kësaj mazhorancës është SPAK. Shembulli më i madh është amnistia. Fjala e zotit Xhafa ishte e gjitha për sistemin e drejtësisë. Ajo që duhet të kemi frikë është se ata që kanë probleme me SPAK do bëhen bashkë për një komision antikorrupsion. Nxitimi i PS për të miratuar një rezolutë të njëanshme tregon se qëllimi është si të pengohet SPAK për të arritur tek maja e piramidës", tha ai.

Një problem tjetër është shpopullimi, sipas Kthupit, që PD dhe Basha duan ti japin zgjidhje ndër të tjera edhe me anë të nxitjes që çiftet e reja të lindin fëmijë, duke dhënë një bonus për fëmijën e tretë.

"Problemi i dytë është shpopullimi. Po goditet një krah pune që është i profesionalizuar. Është gjëja e parë që duhet ndaluar. E para duhet të rrisim numrin e lindjeve. Një nga propozimet e Bashës është bonusi për fëmijën e tretë. Kemi nevojë që çiftet e reja të lindin fëmijë. Duhet të shtohemi, pasi vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë", u shpreh Kthupi.

Për turizmin, Kthupi thekson se duhen mbështetur faciltetet që turizmi të jetë më i frutshëm, duke nisur me sigurinë ushqimore, historinë, arkeologjinë dhe asete të tjera.

"Nuk ka turizëm të mirë pa bujqësi të mirë. Sot kemi një turizëm falë operatorëve turistike, jo se ka bërë shteti ndonjë gjë. Ka dhënë leje për ndërtime dhe ka bërë reklama ndërkombëtare. Operatorëve turistike ti japim disa facilitete. Ti incetivojmë bujqit. Të rrisim sektorin në një të vetëm", theksoi ai.

PD propozoi ndër të tjera edhe ngritjen e xhandarmërisë, për të lehtësuar edhe punën e policisë së shtetit dhe për të dhënë autonomi pushtetit lokal.

"Kemi ngritur nevojën e ngritjes së xhandarmërisë. Ajo që duhet të japim pushtetit lokal e drejta e ushtrimit të rendit publik. Duhet administruar nga bashkitë dhe policia e shtetit lirohet. Dhe krijohet xhandarmëria që nuk ka lidhje me transportin, por me konstatimin e ushtrimit të veprave kriminale. Të krijohet një trup e specializuar për hetimin e krimeve. Programi është i integruar", tha sekretari i PD.

Lidhur me gjyqin e vulës në Apel më datë 11 qershor, Kthupi beson se do vendoset në favor të forcës ku bën pjesë.

'Mezi po presim të vijë data 11 të shkojmë në gjyq. Jemi shumë të bindur që Apeli ka vetëm 1 mundësi të lejë vulën aty ku është. Pritshmëritë tona janë të sigurta që është një gjyq që do ta fitojmë nuk do ta humbim. Do të pranojmë çdo vendim që gjykata do të japi pavarësisht si do të jetë. Vendimet e gjykatave nuk diskutohen por zbatohen.'

Problem tjetër i evidentuar edhe në programin e PD-së janë pronat. Kthupi thotë se mekanizmi që do përdoret që ky problem të zgjidhet një herë e mirë, është kthimi fizik tek pronarët.

'Ka elementë për të përmirësuar. P.sh çështja e pronave duam ta zgjidhim në mënyrë definitive. Ka një faturë 8 miliardë euro. Mekanizmi është kthim fizik kudo ku prona është. Ka një paqartësi për hartat kadastrale, duhet digjitalizim i vendimeve të AKP. Do ketë dhe mekanizëm të kthimit me kompensim, me obligacion. Do të jetë obligacion 5 apo 10-vjeçar.'

Në vijim do të ketë një tur kombëtar ku programi i PD-së për zgjedhjet do jetë edhe më i konsoliduar.

'Procesi i organizimit të brendshëm është mbyllur. Duhet të afrojmë njerëz për të qenë në PD. Sot është çështje elektorale, programi do shpërndahet në të gjitha degët. Do ketë një tur të përgjithshëm kombëtar për të marrë mendime. Do konsolidohet programi', tha Kthupi.

anti-korrupsioni kthupi programi i pd shpopullimi

Lini një Përgjigje