TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2024, 07:58

Kryemadhi mesazh të koduar bashkëpunëtorëve të Metës ose ish-servileve të saj

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi mesazh të koduar bashkëpunëtorëve të
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka bërë një postim në Instagram ku ka shfaqur një sekuencë nga filmi Rocky ndërsa ky i fundit lan hesapet në rrugë me ish-ndihmësin e tij Tommy Gunn.

Në fabulën e filmit Tommy Gunn e sfidoi edhe pse Rocky bëri çmos që të shmangte përballjen me ish-bashkëpunëtorin e tij.

Më duket se ky mesazh i përzgjedhur nga Kryemadhi është një paralajmërim dhe sinjal i hapur për disa bashkëpunëtore të vjetra të Kryemadhit që sot janë rreshtuar me Metën dhe hiqen sikur Kryemadhi nuk ekziston ose ato nuk e njohin më.

Në javët e fundit Kryemadhi ka mbajtur një profil të tërhequr duke e lënë Ilir Metën të bëjë ç’të dojë me partinë edhe pse ajo ka bindjen se Ilir Meta është duke e shkatërruar partinë.

Por ndonëse konfliktin me Ilir Metën, Kryemadhi po e menaxhon me durim e strategji sot ajo ka dhënë sinjal se ky durim mund të mos vlejë për ish-bashkëpunëtoret e saj të dikurshme.

Postimi i sotshëm është paralajmërim i hapur ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj duke u kujtuar se nuk është vetëm tërheqja opsion por mund të fillojë edhe ndonjë sulm frontal ballor ndaj tyre./ Hashtag

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

monika kryemadhi meta

Lini një Përgjigje