TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2024, 11:06

Mblidhet Grupi i PS, diskutim për pagesat e ish-punonjësve të uzinës së Poliçanit dhe traktati me Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet Grupi i PS, diskutim për pagesat e ish-punonjësve të

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Kreu i Grupit, Bledi Çuçi ka njohur deputetët socialistë me çështjet që pritet të diskutohen në komisione dhe që do të shqyrtohen në Kuvend në seancën e datës 6 qershor.

Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023 etj.

Gjithashtu pati edhe diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.

Lini një Përgjigje