TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2025, 20:02

“Më rrini larg, se më trazoni stomakun”, Evi Kokalari: Me Berishën e kam personale, do ta luftoj derisa të japë shpirt

Shkruar nga Pamfleti

“Më rrini larg, se më trazoni stomakun”, Evi Kokalari: Me

Aktivistja Evi Kokalari duket se nuk i ndahet Sali Berishës. Ajo ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se ka marrë shumë mesazhe që i thonë se lufta duhet të jetë me Ramën dhe jo me Berishën. Por ajo u ka kërkuar kritikëve t’i qëndrojnë larg. Kokalari shprehet se do ta luftojë Berishën derisa ai të japë shpirt.

Kjo lufte për mua është personale dhe Berisha s'do ta ngrejë kurrë kokën me ndihmën e Amerikës.  Rama do fitoj se ja mbylli gojën Berishës duke i dhënë ishullin e Sazanit Kushnerit dhe ju prapë mbyllët gojën bashkë me Berishën.

Ju që i mbani iso korrupsionit të opozitës jeni llumi që se lini Shqipërinë të ngrejë kokën.

Personalisht, vetëm kam ecur gjithnjë dhe vetëm do vazhdojë, kështu që kur ju mbështesni korrupsionin e Berishës, unë do ta luftoj deri sa ai të japë shpirt. Sapo të mbaroj atë, do nis me Edi Ramën.

Në fund ju kujtoj - ju do jeni sërisht humbëtyrat e atij vendi që mbizotëron pisllikun, korrupsioni dhe njerëzit pa karakter. Realisht më rini larg, se më trazoni stomakun”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje