
Partia Demokratike ka thirrur një protest kombëtare në 8 shkurt, e para kjo për vitin 2025, në kuadrin e asaj që Sali Berisha e konsideron si ‘mosbindja civile’ e opozitës ndaj regjimit të Edi Ramës.
Gazetari Anri Bala duke komentuar këtë protest në studion e Report TV, tha se PD harroi mosbindjen civile. Me ironi Bala tha se maksimumi që mund të shohim nga protesta është që Argita Berisha nuk mund të dalë më me bluzën ‘Free Berisha’.
"Do vazhdojë ajo protesta që ka qenë me parë, bllokim rrugës, do thyejnë ndonjë kosh, do vjedhin ndonjë kosh plehrash do e çojnë tek oborri i shtëpisë. Tmerri që përjetuan qytetarët e Tiranës për bllokimin e rrugëve, këta prapë u ulën në tryezë me Ramën. U harruan me mosbindjen civile, kauzat, me opozitën e burgosur politikë, secili e hëngri gjeli e detit dhe u kthyen për të marrë mandatin e radhës.
Maksimumi që mund të shohim nga kjo protestë, është Argita nuk mund të dalë me bluzën ‘Free Berisha’, do dalë tani me hapni dyert në PD se do vi unë pasi Berisha të humbë zgjedhjet. Se e ka të sigurt humbjen në 2025”, tha Bala
Lini një Përgjigje