TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2025, 18:04

Diaspora, PD paraqet kushtet e saj për ndryshimet në Kod; Dash Sula: PS po ble 500 euro një votë

Shkruar nga Pamfleti

Diaspora, PD paraqet kushtet e saj për ndryshimet në Kod; Dash Sula:

Në seancën plenare të 11 shkurtit do të diskutohet edhe për një draft tjetër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me qëllim që të mundësohet pagesa për votën e diasporës edhe në kthim. Nga ana tjetër, deputeti Dash Sula në Report Tv thekson në Report Tv se PD kërkon që të votojnë edhe emigrantët me dokumente të huaja, por që kanë shtetësi shqiptare dhe rezultojnë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

Nga Italia, për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti demokrat thotë se KQZ duhet ta heqë këtë kufizim në mënyrë që të votojnë sa më shumë emigrantë të jetë e mundur.

“Do kemi bllok propozimesh për të bërë të mundur të votojnë të gjithë bashkatdhetarët. Fëmijët e bashkatdhetarëve që kanë lindur në Itali, por janë regjistruar në regjistrin e gjendjes civile shqiptare, por s’janë të pajisur me kartë apo pasaportë shqiptare

Në dokumentet që deklarohet shtetësi shqiptare, pavarësisht se ka dokument italian, apo gjerman, me atë dokument në banka bën transferime parash apo shet pronë. Do të thotë që ka vlerë të saktë, kurse KQZ e ka përjashtuar një mundësi të tillë që të regjistrohen me pasaportë të vendeve të be. Kjo pasaportë ka vlerën e saj në çdo vend që kalon në BE.

Duhet që KQZ të heqë këtë kufizim dhe të regjistrohen ata bashkatdhetarë që nuk kanë pasaportë apo kartë shqiptare, por që rezultojnë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri. Shumica janë me dokumente të skaduar”, tha Sula në Report Tv.

Sipas tij vota e diapsorës do të bëjë diferencë të madhe, sidomos për opozitën. Ndërsa hedh akuza në drejtim të qeverisë socialiste se ka nisur tentativat për blerjen e votës së diasporës.

“Do bënte diferencë të madhe, sidomos për opozitën. Po u propozohet 500 euro një votë, kanë të dhënat e certifikatave familjare. U kërkojnë 10 vota 5 mijë euro. Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë i kanë refuzuar, kjo është votë bio. Deri dje nuk e thoja, por dje e kam marrë këtë informacion nga 3 persona që kam takuar në Verona dhe ma kanë shprehur këtë shqetësim. Është një votë që nuk kontrollohet plotësisht nga PS, jo se ne jemi në kërkim vetëm të kësaj vote. Por është e rëndësishme se për herë të parë po votojnë dh enjë pjesë e mirë neglizhojnë regjistrimin se është i vështirë”, shprehet Sula.

Lini një Përgjigje