TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2024, 12:20

Mandati i Xhaçkës, Korreshi-Felajt: Ju flisni me mullarët, kanë qenë shezlongjet e shtrenjta

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i Xhaçkës, Korreshi-Felajt: Ju flisni me mullarët,

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ironizuar Ermonela Felaj në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ku është diskutuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Që në nisje të fjalës së tij, ai iu drejtua me një batutë Felajt, kur tha “unë flas në komision, jo si ju që flisni me mullarët”.

“Ore se po çmendemi në këtë Komision, a nuk ishim ne që kemi debatuar dhe ju kërkonim Ju të kalojë vendimi në seancë plenare? Çfarë ndryshon nga vendimi i parë i Kushtetueses dhe nga ky vendim i dytë?

Ju thoni raport, mund ta quani edhe autorizim për kamp për Olta Xhaçkën, quajeni si të doni. Ne nga kjo kemi kuptuar ose kanë qenë shezlongjet e shtrenjta atje, ose ju kanë anuluar prenotimet”, tha Korreshi.

Ai u shpreh se shyqyr që ia arritën kësaj dite që 10 juristë nuk kanë nevojë që t’ua shpjegojnë nga jashtë se si bëhet rakia.

Batutat:

Çupi: Më vjen mirë që dielli i verës ju ka futur në kushtetueshmëri

Korreshi: Ose ju kanë anuluar prenotimet ose kanë qenë shezlone te shtrenjta. Ishalla e bëni pushimin në Divjakë me mushkonjat që të vini me këtë mendje.

 

Lini një Përgjigje