
Prokuroria e Posaçme duket se ka një “mal” me dosje kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Çdo ditë që kalon dalin në dirtë fakte mbi aferat e tyre dhe paditë nuk kanë munguar. Monika Kryemadhi është akuzur se ka lidhje me disa kompani ruse dhe kanë dalë në pah disa dokumente. Për këtë arsye, ish-deputeti Halit Valteri ka kallëzuar në SPAK Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për fshehje të të ardhurave.
I ftuar në “Zona Zero”, Valteri tregoi se kishte kallzuar për Metën e Kryemadhin:
1. Korrupsion i Pasiv I Zyrtareve Te Larte Ose Te Zgjedhurve Vendore, Neni 260 i Kodit Penal.
3. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Neni 287 i Kodit Penal
4. Fshehja e te ardhurave, Neni 180 Kodit Penal
5. Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Neni 301 i Kodit Penal.
6. Çelja e llogarive anonime, Neni 287 i Kodit Penal.
Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk rezulton të ketë deklaruar asnjë nga llogaritë bankare në Zvicër dhe vendet të tjera europiane përfshi edhe Qipron nga ku janë bërë pagesa apo ka marrë edhe para nga kompanitë off shore.
Për më tepër në një nga faturat e transfertave bankare Kryemadhi rezulton se ka marrë para në formë dividenti nga ana e kompanive off shore me lidhje ruse.
Ndërkohë kjo është padia e pestë për ta pasi momentalisht në SPAK ka një padi për ndërhyrjet estetike, për lobimet në SHBA, për korrupsion dhe një padi për fshehje pasurie.
Lini një Përgjigje