
Bledi Çuçi ka marrë në mbrojtje kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, i cili rezultoni dënuar në Greqi, dënim që e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
Gjatë një takimi me strukturat e PS në Kuçovë, Çuçi ja faturoi opozitës mashtrimin që ka bërë kryebashkiaku Hajdari.
“Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq, janë akoma në nivelin e viteve ’90. Ai gjest i djeshëm që ata tentuan të bëjnë pis kryetarin tonë të bashkisë, është për t’u përçmuar nga e gjithë shoqëria”, deklaroi Çuçi.
“Kjo na bën që të refuzoni më shumë alternativën e tyre. Me votën plebishitare të Kuçovës t’i japim fitoren Partisë Socialiste. Të gjithë ne duhet ta dënojmë me forcë këtë gjest. Fitorja e PS në Kuçovë është e sigurt”, vijoi ai.
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Ai drejton bashkinë e Kuçovës nën siglën e PS dhe garon për një mandat të dytë.
Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.
Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami. Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.
Lini një Përgjigje