
Monika Kryemadhi duket se ka filluar të shqetësohet nga drejtësia e re. Ndryshe nga sa deklaronte pak kohë më parë se ajo nuk ka firmosur kurrë në asnjë vend dhe nuk kanë çfarë t’i bëjnë, faktet e javëve të fundit ja kanë rënduar shumë pozitat.
Fillimisht pati disa padi ndaj saj dhe Ilir Metës për lobime në SHBA dhe ndërhyrje estetike, para që nuk janë deklaruar në ILDKP. Por së fundmi kanë dalë disa fatura dhe dokumente që ngrenë dyshime se Kryemadhi ka marrë para nga kompani ruse. Vetë kjo e fundit doli në një konferencë për mediat sot dhe i ka mohuar akuzat, por ajo që ra në sy është se Kryemadhi sulmoi fort SPAK. Pak ditë më parë Ilir Meta i ngjiti shkallët e kësaj prokurorie dhe duket se bëmat e familjes së tij nuk paskan fund. Si duket Kryemadhi është informuar se laku po ngushtohet dhe sot kërcënoi prokurorinë.
“Një thirrje të shkurtër kisha për SPAK: Nëse nuk gjeni dot offshoret e inceneratorit të Tiranës kërkojini ndihmë Edi Ramës meqenëse po zbulon ofshoret e opozitës. Dhe nëse ju nuk ndaloni dot pagesat e inceneratorit të Tiranës dhe paratë e qytetarëve të Tiranës shkojnë për të paguar terroristë të tillë si këta që nuk bëjnë gjë tjetër veçse instalojë autokracinë dhe diktaturën në vendet e rajonit, atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të them që dalja në kërkim e 3 pronarëve të inceneratorit të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit nuk është gjë tjetër veçse një pazar i fëlliqur i Ramës dhe sistemeve të drejtësisë”, deklaroi Kryemadhi.
Lini një Përgjigje