Skandali diplomatik, politik, shtetëror e ekonomiko- financiar “McGiongal”, ka tmerruar aq shumë Edi Ramën sa po shpejton të zhduk çdo gjurmë lidhjesh me krye-sekserin Dorian Duçka, fillimisht duke i hequr emrin nga listë organika e kryeministrisë, inskenoi dorëheqjen e gruas Xhoana Lilaj dhe hypi në Charter e i degdisi në Dubai
Më 24 mars 2023, Kryeministria ka shpallur njoftimin e aplikimit, për 2 vende bosh në Këshillin Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), të cilët përzgjidhen e propozohen nga kryeministri dhe miratohen nga parlamenti.
Një vend vakant u krijua më 24 mars 2023, nga përfundimi i mandatit të anëtares Edlira Dvorani, ndërsa vendi tjetër u krijua pas dorëheqjes së njërës prej anëtareve të AKEP më 18 shkurt 2023, ndërkohë që mandati i përfundon më 13 mars 2024.
Anëtarja e dorëhequr është Xhoana Lilaj, gruaja e të famshmit Dorjan Duçka, këshilltar i Edi Ramës për investimet, administrator i një kompanie mafioze kineze dhe krye-sekser i pazareve të grupit Rama- McGonigal- Nezaj, i skedar nga drejtësia amerikane si “Personi B”.

Në motivin e dorëheqjes, ajo ka shkruajtur: “Për arsye angazhimi në aktivitet privat”, por realisht e ka larguar Edi Rama, pas plasjes së skandalit “McGonigal”, ku bashkëshorti i saj Dorjan Duçka është personazhi që sekserizonte e finalizonte pazaret kriminale.
Në fakt Xhoi është shkarkuar, mbasi nuk është rastësi, që gjoja dorëheqja e befasishme nga posti i lartë shtetëror ku mbushte edhe “çantat”, u bë më 18 shkurt 2023, ose 12 ditë para se Babloku të shkonte në parlament për skandalin “McGonigal”.

Skandali diplomatik, politik, shtetëror e ekonomik-financiar “McGiongal”, ka tmerruar aq shumë Edi Ramën sa po shpejton të zhduk çdo gjurmë lidhjesh me krye-sekserin Dorian Duçka, fillimisht duke i hequr emrin nga listë organika e kryeministrisë, inskenoi dorëheqjen e gruas Xhoana Lilaj dhe i hypi në Charter e i degdisi në Dubai ku kanë 3 shtëpi e biznese.
Saktësojmë, se mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues të AKEP, ku ka marrë Dorjan Duçkës, është më 16 shkurt 2023, ndërsa mbledhja e muajit mars nuk po zhvillohet, mbasi sipas rregullores duhet të jenë të 5 anëtarët.
Sipas ligjit, Xhoi i Duçkës duhej të qëndronte në detyrë deri sa të zëvendësohej, por Babloku e largoi nga administrata e lartë shtetërore me “dorëheqje”, siç veproi me Lefter Kokën, Alqi Bllakon e shumë të tjerë që janë dëshmitarë të zullumeve të tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje