
Grupi parlamentar demokrat ka dalë i prerë sa i takon zgjedhjeve. Shumica e deputetëve kanë deklaruar se do të dalin të bëjnë fushatë për kandidatët që kanë logon e PD dhe jo për ata të foltores.
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e pyetur pas mbledhjes se kë kandidat do të përkrahin atë të Alibeajt, apo Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Açka theksoi edhe njëherë se do të jetë në mbështetje të Roland Bejkos.
-A do bëni fushatë për Roland Bejkon?
Flutura Açka: Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë.
Si e komentoni faktin që PD po përfaqësohet vetëm me 10 kandidatë?
Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë pse, që të mos i përçajmë demokratët deri në fund, në nuk do të hedhim kripë mbi plagë
A do ta mbështesni Luçiano Bocin në Elbasan?
Flutura Açka: Unë mbështes vetëm kandidatët e PD, njoh vetëm një logo.
Lini një Përgjigje