TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 07:45

Macron ende në Tiranë, firmos sot tre marrëveshje me Ramën (Axhenda e plotë)

Shkruar nga Pamfleti
Macron ende në Tiranë, firmos sot tre marrëveshje me Ramën
Emmanuel Macron dhe Edi Rama/ Getty Images

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron vijon të jetë në Shqipëri edhe ditën e sotme.

Presidenti francez do të zhvillojë sot një takim dypalësh me kryeministrin Rama, që do të pasohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve, në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë.

Vizita zyrtare e Macron do të vijojë me një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, dhe më pas do të përmbyllet me fjalën e të dy udhëheqësve në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”. Një ditë më parë, pas samitit, presidenti francez inauguroi me kryeministrin inauguruan shkollën prestigjoze franceze të kodimit “Ecole 42”, që pas hapjes në 31 shtete tashmë është prezente edhe në Shqipëri e dedikuar drejt botës së teknologjisë.

Rama dhe Macron biseduan me të rinjtë që gjendeshin në mjediset e reja të dedikuara, të cilët sollën eksperiencat e tyre personale të adoptimit me sukses në fushën digjitale. Në fund u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit Shqipëri-Francë për inovacionin nga dy ministrat përfaqësues për inovacionin.

Në fushën e mbrojtjes ministri francez Sébastien Lecornu firmosi me ministrin Piro Vengu marrëveshjen teknike për blerjen e sistemit të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial francez. Një mbështetje për Forcat Ajrore shqiptare në rritjen e kapaciteteve të avancuara mobile.

Në nder të mysafirëve francezë kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan një darkë zyrtare në pallatin e Brigadave. 

 

AXHENDA:

08.45: Takim dypalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Emmanuel Macron (Vendi: 
    Salla e Hartave, Kryeministria)

    Formati: 1+ TBD

    Delegacioni shqiptar:

    Z. Edi Rama, Kryeministër
    Znj. Belinda Balluku, Zv/KM, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
    Z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
    Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
    Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
    Znj. Adea Pirdeni, Ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
    Znj. Majlinda Dhuka, Ministër Shteti, Kryenegociatore
    Z. Dritan Tola, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Paris
    Z. Erald Elezi, Drejtor i KESH
    Z. Enio Ohri, Kabineti i Kryeministrit

    Gjuha e punës: Frëngjisht/Anglisht

09.30: Ceremoni nënshkrimi marrëveshjesh (Vendi: Salla e Hartave, Kryeministria)

1-    Në fushën e Mbrojtjes (Ministria e Mbrojtjes)
2-    Në fushën e prodhimit të energjisë (KESH)
3-    Në fushën e turizmit (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit)

10.00-10.15: Deklaratë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Presidenti Macron
        (Vendi: Mjedisi Eden, Kryeministria)

        Pjesëmarrja: I gjithë delegacioni
        Pyetje/Përgjigje: Jo (TBD)
        Gjuha e punës: Shqip/Frëngjisht me përkthim simultan

10.15: Lëvizja drejt Teatrit të Operas dhe Baletit
    
    Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron lëvizin së bashku

10.30: Fjalë të dy liderave në Forumin FII (Vendi: Salla e madhe, TOB)
    Detajet e pjesëmarrjes TBD

11.00: Nisja e delegacionit francez drejt aeroportit të Rinasit

11.15: Mbërritja e delegacionit francez në aeroportin e Rinasit

11.30: Fluturim i posaçëm kthimi drejt Parisit (F-RAFR)

macron- rama macron-albanie

Lini një Përgjigje