
Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Kryekomisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit.
Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia. Janë pikërisht votat që kanë ardhur nga shteti helen që kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor.
Ndërkohë ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjera.
Nga Greqia kanë ardhur rreth 53 mijë zarfe nga 68 mijë të dërguara. Pritet të shihet nëse numërimi i do të sjellë ndryshime në konfigurimin aktual të rezultateve të subjekteve partiake, por edhe të kandidatëve në listat preferenciale
Lini një Përgjigje