Ndërsa kryeministrja italiane ecte në tapetin e kuq, Edi Rama hodhi mënjanë çadrën e tij dhe u gjunjëzua, duke mbajtur duart në formë lutjeje...
Një shtrëngim duarsh dhe një foto zyrtare nuk mjaftuan.
Ndërsa Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, ecte në qilimin e kuq të shtruar për udhëheqësit që mbërrinin në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Edi Rama, kryeministri shqiptar, hodhi mënjanë çadrën dhe u gjunjëzua në shi, me duart e mbajtura në pozicion lutjeje.
“Edi, jo”, tha Meloni duke buzëqeshur, ndërsa iu afrua. “Ai e bën këtë vetëm që të jetë aq i gjatë sa unë”, tha ajo më pas me shaka, para gazetarëve të mbledhur, ndërsa ai u ngrit në këmbë dhe ata u përqafuan.
Z. Rama, i cili është 1.88 m i gjatë, tejkalon znj. Meloni, e cila është 1.68 dhe një nga udhëheqëset më të shkurtra evropiane.
Por ata nuk ndryshojnë vetëm në formën fizike.
Ai është udhëheqës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ndërsa ajo është në skajin e djathtë konservator të spektrit politik të Evropës, megjithatë ekziston një sinergji e dukshme.
Z.Rama bëri një gjest të ngjashëm publik në Abu Dhabi në fillim të këtij viti, duke u gjunjëzuar para gazetarëve dhe delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe për t'i dhënë asaj një shall për ditëlindjen e saj të 48-të, dhe bëri të njëjtën gjë në vitin 2024 kur takoi znj. Meloni për një samit në Azerbajxhan.
“Ai është një zotëri dhe ajo ka sharm”, tha Germano Dottori, anëtar i bordit këshillues shkencor të revistës italiane gjeopolitike Limes, kur iu kërkua të komentonte mbi foton.
Znj. Meloni, e cila është e ndarë nga bashkëshorti i saj i hershëm, e ka magjepsur miliarderin e teknologjisë Elon Musk, i cili ka thënë se është një fans i politikave të saj
Por sjellja e zotit Rama mund të jetë edhe strategjike. Italia ka dhënë shuma të mëdha për të pritur qendrat e emigrantëve në Shqipëri dhe sponsorizon integrimin e vendit në BE.
Takimet e së premtes në Tiranë përgatitën skenën për një mori takimesh diplomatike në Romë, ndërsa udhëheqës dhe figura fetare nga e gjithë bota mbërrijnë në kryeqytetin italian për të marrë pjesë në inaugurimin e Papa Leo XIV të dielën .
JD Vance, zëvendëspresidenti i SHBA-së, dhe Marco Rubio, sekretari i shtetit, të dy katolikë, do të marrin pjesë në Meshën inauguruese të dielën, e cila shënon fillimin zyrtar të papatit të Papës. /Përshtatur nga The Telegraph/
Lini një Përgjigje