
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për mediat me homologen daneze, u pyet për zgjedhjet e 11 majit.
Një prej gazetarëve të mediave ndërkombëtare i tha kryeministrit Edi Rama se BE, në lidhje me Shqipërinë, ka folur për “lojë të pabarabartë” në zgjedhje.
Por, Rama tha se rreshtat janë shkëputur nga një pasazh i gjatë, ku në tërësi flitet pozitivisht për procesin zgjedhor në Shqipëri. Rama tha se procesi zgjedhor në Shqipëri ishte 100 përqind vullnet i popullit shqiptar.
“Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë, ku praktikisht përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Raporti i është referuar kritikave të raportit paraprak, që ka nevojë për shqyrtim e doja të thosha se zgjedhjet shqiptare janë shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100 përqind.
Kritikat duhet të përmirësohen, nuk ka diskutim. Procesi ynë zgjedhor nuk është si në Danimarkë, por është në pajtim me standardet e OSBE—ODIHR”, tha Rama.
Lini një Përgjigje