TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 18:31

Opozita turfullon pas humbjes/ Deputetët dhe militantët harrojnë Ramën, zihen me gazetarët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Opozita turfullon pas humbjes/ Deputetët dhe militantët harrojnë

Skena të turpshme në protestën e PD

Disfata në zgjedhje duket se ka acaruar deputetët dhe militantët e PD. Ata janë tubuar sot në një protestë për atë që e quajnë vjedhja e votës, por në vend që të protestojnë kundër Ramës, ata u janë hakërryer gazetarëve.

I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili, u përplas me gazetarin Esido Barkaj. Më pas ndërhyri gazetarja e Euronews Sara Demushi, por Paloka i kërkoi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi, i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.

Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euronews albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.

Më pas ndërhynë gazetarët e tjerë, teksa po ashtu në sulm u hodh edhe Klevis Balliu, ky ka pasur madje edhe tension fizik. Po ashtu, ka pasur përplasje edhe mes gazetares Daniela Maloku dhe Edi Palokës dhe besnikëve pranë tij. 

Kjo ka sjellë një skenë të turpshme, pasi gazetarët dhe operatorët janë ndjerë të intimiduar. Mos harrojmë edhe Mul Nokën, i cili shpërtheu në sulme dhe akuza ndaj mediave, madje duke përdorur edhe terma vulgarë.

Për të gjithë ju që merrni instruksione te Fuga, kam një përgjigje: Statuti është zbatuar dhe do të zbatohet nga Partia Demokratike me përpikmërinë më të madhe. Në momentin që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, çdokush brenda nesh do të mbajë përgjegjësi”, tha Noka.

Pas skenave të tilla ndërhyu kreu i zyrës së shtypit Alfred Lela, i cili “u tërhoqi veshin” deputetëve, se gazetarët kanë të drejtë të pyesin gjithçka, por as kjo nuk e ndali. Shumë gazetarë dhe operatorë janë lënë nga përfaqësuesit e PD të përballen me turmat, ku dhjetëra njerëz u kanë kërkuar llogari se pse bëjnë pyetje dhe pse nuk shohin faktet e vjedhjes së votës.

Në lidhje me këto incidente ka reaguar menjëherë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), duke dënuar sulmet ndaj përfaqësuesve të medias dhe duke u bërë thirrje drejtuesve të PD-së të ndalojnë menjëherë këto veprime.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës”, thuhet në reagimin zyrtar.

Lini një Përgjigje