TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 18:10

Tani do rrëzohet Rama/ Belind Këlliçi gati për në ‘front’ pas disfatës, shfaqet në protestë si Zelensky

Shkruar nga Pamfleti

Tani do rrëzohet Rama/ Belind Këlliçi gati për në

Belind Këlliçi ka goditur në protestën e PD. Edhe pse pësoi një disfatë të thellë PD në zgjedhje, Beloja u shfaq me një këmishë ushtarake që kujtonte stilin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Si duket tani do ta rrëzojnë regjimin e Ramës. Pra, Beloja është bërë gati për në front.

“Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”, tha Këlliçi.

Me gjuhë të ashpër por pa fakte konkrete, Këlliçi akuzoi se “vota është deformuar” dhe paralajmëroi ndjekje penale për të gjithë ata që kanë “futur duart”.

Ai vetë e pranoi se PD mund të ketë bërë edhe gabime, por shtoi se analiza do të vijë… pas raportit të OSBE/ODIHR.

 

Lini një Përgjigje