
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Edi Rama, tha se Rusia është kërcënim i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit.
Frederiksen tha se Rusia po përpiqet të shkatërrojë demokracinë.
“Riarmatimi duhet të jetë prioriteti nr 1 i yni. Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte por s’kemi parë sinjale ende nga Rusia kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës”, tha ajo.
Referuar Samitit të Komitetit Politik në Tiranë, Kryeministrja daneze tha se ky forum është i rëndësishëm se Evropa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format kur kemi shtete që nuk janë anëtare në BE.
“Konkurrueshmëria e kompanive tona është e rëndësishme dhe ne duhet t’i japim fund karburanteve, gazit e hidrokarbureve nga Rusia. Duhet të jemi konkurrentëve që klientët në Evropë të kenë energji me kosto të ulët. Çështje tjetër është emigracioni, në pjesën tjetër ka qenë thuajse i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta. Keni bërë punë vërtet të mirë “, tha ajo.
Lini një Përgjigje