
Gjatë konferencës së përbashkët, Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, u pyetën lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Frederiksen tha se gjatë samitit të sotëm në Tiranë nuk u fol lidhur me këtë process, por tha se gjithçka do të varet nga meritokracia e çdo vendi.
“Sot nuk diskutuam, mendoj se në muajt e ardhshëm mund të hidhen hapa të rëndësishme, por gjithçka do të varet nga ecuria e reformave të çdo vendi” , tha Kryeministrja e Danimarkës.
Ndërkohë Edi Rama e nisi përgjigjen me një batutë, duke u shprehur “nuk u martuam sot”. Rama tha se ky është një moment mjaft i rëndësishëm që ne duhet ta kapim.
Rama sqaroi se formati i këtij samiti nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me zgjerimin e BE-së apo me procesin e anëtarësimit. Megjithatë, ai përmendi se Presidenti i Këshillit Evropian kishte mbajtur një fjalë të gjatë lidhur me pozicionin aktual dhe hapat që duhen ndërmarrë.
“Ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe pastaj t’u kërkojmë atyre të bëjnë atë që i takon,” përfundoi Rama.
Lini një Përgjigje