TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2026, 14:48

"Lexo Kushtetutën se u bëre gazi i botës", Meta sulmon Ramën: Po bëhen ligje me porosi për të kapur Reformën në Drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
"Lexo Kushtetutën se u bëre gazi i botës", Meta sulmon
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në burg, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe debatet për Reformën në Drejtësi.

Në reagimin e tij, Meta akuzon mazhorancën për miratimin e ligjeve “me porosi”, duke pretenduar se në të kaluarën janë ndërmarrë nisma ligjore në kundërshtim me Kushtetutën për të favorizuar, sipas tij, biznesmenë të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Ai thekson se këto raste janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Tani, ligje me porosi edhe mbi Reformën në Drejtësi! Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me porosi, të miratuara në shkelje të Kushtetutës, për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me Edi Ramën.

Jo vetëm, që i kemi denoncuar publikisht këto akte, por i kemi kallëzuar edhe në SPAK.

Por tani dëgjojmë se do të ketë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi, ku “meraku” kryesor qenka rreziku potencial i pezullimit të Presidentit të Republikës.

I thoni të lexojë Kushtetutën, se u bë gazi i botës. Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetëpezullojë veten.", shkruan Meta.

meta ramen reforma ne drejtesi

Lini një Përgjigje