TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2026, 13:01

"Në krye të banditëve me uniformë, krimineli Sokol Bizhga", Berisha: Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve

Shkruar nga Pamfleti
"Në krye të banditëve me uniformë, krimineli Sokol
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një deklaratë për mediat, ku e cilësoi protestën e zhvilluar një ditë më parë si një “kryengritje paqësore” të shqiptarëve.

Sipas tij, protesta e 10 shkurtit do të mbetet në histori si një përpjekje për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin e vendit. Berisha vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve, duke e konsideruar atë një moment të rëndësishëm për opozitën dhe për, siç u shpreh ai, “çlirimin nga diktatura autoritare”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë se kishte përgatitur një “skenar gjakderdhjeje” për përballimin e protestës. Ai e quajti reagimin e autoriteteve “antikushtetues” dhe pretendoi se në krye të strukturave policore ishte vendosur Sokol Bizhga, të cilin e akuzoi me tone të ashpra, duke e cilësuar si përgjegjës për ngjarje të mëparshme kriminale.

“Antikushtetues ishte reagimi i narkoqeverisë ndaj protestuesve paqësore. Të tmerruar nga qëndrueshmëria e protestuesve, Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësore në shesh. Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë kriminelin famëzi Sokol Bizhga. Njëriu që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me te. Ky shpëtoi ndërsa atë e dogjën të gjallë banditët”, tha Berisha.

Berisha e konsideroi protestë e opozitës si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

“Një mirënjohje dhe nderim të pakufishëm atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që dje me protestën e tyre, kryengritjen e tyre paqësore, rikthyen shpresën, rikthyen besimin e shqiptarëve në triumfin e tyre, në fitoren e tyre mbi narkoshtetin. Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë. Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut. Detyrimi ndaj tyre është i pakufishëm. Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt. Se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur. Se regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë”, tha kreu i PD.

sokol bizhga berisha rama ekzekutim proteste

Lini një Përgjigje