TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 22:37

Lëvizja në PD, Sefa: Salianji synon karrigen e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizja në PD, Sefa: Salianji synon karrigen e Berishës
Berisha e Salianji

Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD-së, prej disa javësh ka nisur një lëvizje në Partinë Demokratike, duke zhvilluar takime me anëtarësinë e kësaj force politike.

Salianji është shprehur se përmes takimeve të tilla synohet forcimi dhe rivitalizimi i PD-së, ndërsa Sali Berisha e konsideron turin e takimeve të anëtarit të Kryesisë si agjendë personale.

Kjo ka çuar në një debat mes Berishës dhe Salianjit, ndërsa së fundmi janë ngritur dyshime se ai mund të përjashtohet nga PD.

Por çfarë synon Salianji përmes kësaj lëvizjeje? Sipas avokatit Indrit Sefa,

Ervin Salianji kërkon drejtimin e PD me lëvizjen që ka nisur.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv Sefa tha se Salianji është faktor politik dhe këtë e vërtetoi takimi që zhvilloi në Elbasan me demokratët.

Është medalje ajo që Berisha e ka përjashtuar Salianjin, se kjo tregon se ke treguar vlera dhe mbështetje tek njerëzit dhe je një faktor politik që rrezikon Berishën.

Takimi i Salianjit në Elbasan ishte më i madh se ai i Berishës. Nuk ka ndodhur asgjë Salianji u tregua një politikan që ka arritur pjekurinë e tij. Është medalje për Salianjin përjashtimi. Sot Ervini tregoi një forcë karakteri, bëri në momentin e duhur shkëputjen nga PD. Po Salianji kërkon drejtimin e PD’, tha ai.

 

berisha salianji pd perplasja

Lini një Përgjigje