TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 20:51

Do të ketë ‘ndëshkim’ për Salianjin? Sali Berisha: Është vetëpërjashtuar nga PD!

Shkruar nga Pamfleti
Do të ketë ‘ndëshkim’ për Salianjin? Sali
Sali Berisha

Sipas Sali Berishës, Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike.

Kështu tha për median kryedemokrati pas përfundimit në mbledhjes së Këshillit Kombëtar, që u zhvillua në selinë blu.

"Besoj se unë jam shprehur përfundimisht në konferencën e shtypit, ju ka akuzuar se nëse është vijë e kuqe bashkëpunimi me krimin, Edhe njëherë gjithçka kam patur për këtë çështje e kam shprehur si kryetar i PD, dhe asgjë nuk e lëviz",- tha Berisha kur u pyet për reagimin më të fundit të ish-deputetit Salianji.

Sa i përket protestës së 22 dhjetorit që pritet të mbahet para Kryeministrisë, Berisha u shpreh optimist për pjesëmarrje masive.

"Kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD-së, kryesia, grupi parlamentar, çdo këshill kombëtar që shkojnë në një linjë e cila shënojnë  vendimin e kësaj force politike për fillimin e revoltave, të cilat do të ndërpriten vetëm, kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të hostit rus. Ka një gatishmëri që ju nuk e imagjinoni dot. Një vendosmëri e atillë që kjo parti nuk e ka pasur ndonjëherë",- tha Berisha.

sali berisha pd salianji

Lini një Përgjigje