Për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, qeveria nuk ka asnjë kompetencë që ta nxjerrë nga burgu që të betohet, pasi kjo është detyrë e gjykatës.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për median greke Kathimerini, për çështjen e shumë diskutuar të arrestimit të Belerit, për blerje votash.
‘Bazuar në atë që dimë ai u arrestua në flagrancë me rrjetin e tij të blerjes së votës. Nuk mundet që një shtet demokratik të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Të marrë leje për betim, në legjislacionin shqiptare nuk ekziston fuqia e kryeministrit që të nxjerrë nga burgu një të parandaluar që të lërë burgun, kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër ai avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ka diçka të tillë që duhet të marrë leje ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tre nivelet e gjykatës ai nuk u la i lirë! Ku hyn qeveria apo qeveria shqiptare në këtë. Këto struktura janë të pavarura nga unë dhe nga qeveria. Ju ftoj që të gjeni një koment personal timin dhe kurrë s’kam komentuar veprimet e këtyre institucioneve të reja. U kam thënë njerëzve të mi, kjo mund të jetë e dhimbshme, kemi ndërtuar një sistem gjyqësor që nuk ka qenë kurrë më parë në Shqipëri!’- tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare u pyet për gjuhën e ashpër ndaj Belerit në fushatë, ku tha se nuk ndihet krenar për atë që ka thënë, por nuk ka lidhje me atë që ndodhi.
‘Pata gjuhë të ashpër për shkak të disa deklaratave që ai bëri. Në fushatë kam thënë gjëra për të cilat nuk ndihem mirë, pasi kjo u lidh me atë që ndodhi. Mësova për arrestimin e tij kur policia ishte në aksion. Telefonova policinë dhe thash çfarë është kjo. Ata më thanë se kemi arrestuar për blerje votash. U thash më mirë duhet të jeni të sigurt se çfarë po bëni dhe të keni prova.’- tha Rama.
Lini një Përgjigje