TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2024, 10:28

Leksione komunikimi te restoranti i Gjergj Lucës, grupi i PS dhe deputetët 'zbarkojnë' në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Leksione komunikimi te restoranti i Gjergj Lucës, grupi i PS dhe
Deputetët e PS në Elbasan

Pas takimit informal me kabinetin qeveritar në Dajt, kryeminisitri Rama ka mbledhur, këtë herë në Elbasan, edhe deputetët socialistë, të cilët nuk do t’i shpëtojnë një analize performace e as porosive në këtë sesion parlamentar prag viti elektoral.

Punimet nisën rreth orës 10:00 dhe takimi do të ndahet në tre pjesë. Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, si kreu u grupit parlamentar i cili do të flasë për ‘Sfidat e Sesionit Parlamentar’.

Më pas do të flasë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, dhe pas saj fjalën do të marrë Taulant Balla, ministër i Shtetit me Parlamentin.

Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës.

Dy kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e komisioneve në vazhdimësi.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare. 

Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili do të bëjë një përmbledhje të strategjisë që socialistët do të kenë në këto zgjedhje ku synojnë mandatin e tyre të katërt qeverisës.

 

grupi i ps dhe deputetët 'zbarkojnë' në elbasan

Lini një Përgjigje