TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 19:35

Kuvendi i rikthehet nesër normalitetit/ Nga komisionet hetimore, te ligji për Gardën dhe ndryshimi i buxhetit, zbardhet rendi i ditës

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i rikthehet nesër normalitetit/ Nga komisionet hetimore, te ligji

Pas afro 5 muajsh tensione, tymuese, flakadanë dhe akuzash, Kuvendi do t’i rikthehet nesër normalitetit. Në orën 10.00 do të nisë seanca plenare, e cila pritet që pas këtyre muajve të zhvillohet normalisht, pra me diskutime e debate.

Sa i takon rendit të ditës, nesër parashikohet të miratohen ndryshimet në buxhet. Ligji për Gardën e Republikës dhe ngritja e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita. Një do të jetë për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe check-up, ndërsa tjetri për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Po ashtu në rend dite është parashikuar emërimi i disa anëtarëve në këshillat e institucioneve buxhetore.

Ajo që bie në sy është se amnistia penale nuk është në rend dite.  Edhe pse ka pasur negociata qw të kalojë, duket se sërish ka ndasi. Megjithatë pritet që drafti të futet në rend dite në çdo moment nëse nuk ndryshon. PS e hoqi atë nga rendi i ditës për shkak të mungesës së votave dhe nëse gjendet konsensusi mund të ndryshojë rendi i ditës në momentet e fundit.

Rendi i ditës nesër në Kuvend

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.3.2024.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Akt normativ nr.1, datë 21.2.2024 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024””.

4. Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”.

5. Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”.

6. Projektligj”Për sigurinë kibernetike”

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

8. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.

9. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

10. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.

11. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

12. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

13.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

14.Projektvendim “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës””, i ndryshuar.

15.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje