
Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar së fundmi se ish-gjyqtari Gjin Gjoni do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Berishës për kryetar të degës së PD-së në Lezhë.
Bardhi tha se deri më tani kemi të bëjmë me vetëkandidime që do të vlerësohen më pas nga komisioni zgjedhor në PD.
"Kryesia e partisë ka bërë një miratim të vetëkandidimeve apo propozimeve që kanë ardhur nga degët e partisë pa hyrë ne emra konkret. Është komisioni që do të vlerësojë kandidaturat e paraqitura nga degët, dhe do të bëjë miratimin final të atyre që do futen në garë. Ka kritere statutore dhe nga komisioni zgjedhor në PD që do vlerësohen. Rastin në fjalë nuk e njoh, duhet të merrni informacion të zgjeruar te sekretariati i partisë", tha Bardhi.
Lini një Përgjigje