Pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore, janë zbardhur emrat e kryetarëve dhe anëtarëve që do të jenë përfaqësues të Rithemelimit.
Mësohet se Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi do të ketë si kryetare deputeten e PD-së, Albana Vokshi. Ndërsa anëtarë të opozitës në këtë komision do të jenë deputetët Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili, zëvendësuese Ilda Dhori/ Emilia Koliqi. Nga ana e Partisë Socialiste, në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi do të jetë nënkryetar, Plarent Ndreca.
Nga ana tjetër, Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS, do të drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salianji. Në këtë komision opozita do të ketë si anëtare deputetët Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baçi dhe Asllan Dogjani. Nënkryetar i këtij komisioni do të jetë nga Partia Socialiste, Toni Gogu.
Dakordësia mes palëve u arrit rreth 5 ditë më parë, ndërsa ngritja e komisioneve hetimore u miratua në Konferencën e Kryetarëve.
PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur një Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi si Check-up dhe Sterilizimi dhe një Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Puna e komisionit do të zgjasë 4 muaj, por mbetet e hapur mundësia për shtyrjen e këtij afati. Këta dy komisione ishte pjesë e diskutimeve të ditëve të fundit mes kundërshtarëve politikë, të cilët arritën një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit me plotësimin e një pjese të kërkesave të demokratëve.
Gjithashtu, mësohet se është rënë dakord që të miratohen ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Pra në këmbim të Komisoneve opozita ka rënë dakort për miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota siç është Amnistia Penale.
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS
1. Z. Albana Vokshi Kryetar PD
2. Z. Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3. Znj. Klodiana Spahiu Anëtar PS
4. Znj. Milva Ekonomi Anëtar PS
5. Z. Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6. Z. Ilir Metaj Anëtar PS
7. Znj. Edona Bilali Anëtar PS
8. Z. Petro Koçi Anëtar PS
9. Z. Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10. Znj.Zheni Gjergji Anëtar PD
11. Znj. Ina Zhupa Anëtar PD
12. Z. Edmond Spaho Anëtar PD
13. Z. Saimir Korreshi Anëtar PD
14. Z. Xhelal Mziu Anëtar PD
15. Z. Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1.Z. Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2. Znj. Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3. Znj. Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
4. Znj. Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD
Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi
1. Z. Ervin Salianji Kryetar PD
2. Z. Toni Gogu Nënkryetar PS
3. Z. Nasip Naço Anëtar PS
4. Znj. Blerina Gjylameti Anëtar PS
5. Znj. Etilda Gjonaj Anëtar PS
6. Z. Xhemal Qefalia Anëtar PS
7. Znj. Antoneta Dhima Anëtar PS
8. Z. Bardhyl Kollçaku Anëtar PS
9. Z. Denis Deliu Anëtar PS
10. Znj.Lindita Metaliaj Anëtar PD
11. Z. Lefter Gështenja Anëtar PD
12. Z. Asllan Dogjani Anëtar PD
13. Z. Ramadan Likaj Anëtar PD
14. Z. Luan Baçi Anëtar PD
15. Z. Elda Hoti Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1.Z. Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
2. Z. Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS
3. Z. Bledion Nallbati Anëtar zëvendësues PD
4. Z. Isuf Celaj Anëtar zëvendësues PD
Lini një Përgjigje