TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 07:37

Amerikanët e nxorën Berishën nga dera, Bardhi e futi nga dritarja!?

Shkruar nga Pamfleti
Amerikanët e nxorën Berishën nga dera, Bardhi e futi nga
Bardhi dhe Berisha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka ironizuar marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

“Amerikanët e nxorën Sali Berishën nga dera, ndërsa Gaz Bardhi ua futi nga dritarja e pasme. Një ditë para se SPAK-u t’i drejtohej Berishës, këta menjëherë u kujtuan për komisionet hetimore, ndërkohë që çështja e komisioneve hetimore aty kishte qenë edhe më parë. Vetë Tritan Shehu e ka thënë që qëllimi nuk ishte marrja e disa komisioneve, por krijimi i një aksioni opozitar për të nxjerrë kryetarin e partisë sonë (Sali Berishën). Këtë kemi thënë dhe ne gjatë qëndrimit tonë kur Parlamentin e nxori jashtë funksionit Rithemelimi”, tha Bejko në A2 CNN.

Ai shtoi se në një vit elektoral, “komisioni i Reformës Zgjedhore është prioritet”, dhe Rithemelimi dëmtoi Parlamentin me veprimet e tij.

“E dyta, e ndihmuan Edi Ramën që të kalonte buxhetin për 4 minuta”, theksoi Bejko.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar dy komisionet hetimore të kërkuara nga grupi i Bardhit.

PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur një Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi si Check-up dhe Sterilizimi dhe një Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Puna e komisionit do të zgjasë 4 muaj, por mbetet e hapur mundësia për shtyrjen e këtij afati. Këta dy komisione ishte pjesë e diskutimeve të ditëve të fundit mes kundërshtarëve politikë, të cilët arritën një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit me plotësimin e një pjese të kërkesave të demokratëve.

Gjithashtu, është rënë dakord që të miratohen ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Pra në këmbim të Komisoneve opozita ka rënë dakort për miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota siç është Amnistia Penale.

shba bardhi berisha

Lini një Përgjigje