TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 14:08

Komision për ligjet që kërkojnë shumicë votash/ Bardhi: Do të ketë 6 anëtarë, një vend për grupin e Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Komision për ligjet që kërkojnë shumicë votash/ Bardhi:

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka treguar emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në dy komisionet hetimore, por ka folur edhe për një grup pune që do të ngrihet për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.

Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ngritjen e një mekanizmi dialogu që do të përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë barazi mes grupit të shumicës e pakicës dhe merr vendime me konsensusin e të gjithë anëtareve.

Bardhi tha se anëtarët e Rithemelimit janë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho. Një anëtar i është lënë për grupit të Bashës.

Anëtar zëvendësues do të jenë Dhurata Çupi e Fatmir Mediu.

Gazment Bardhi i bën thirrje grupit Basha që nëse e duan një vend në grupin e punës që do ngrihet për dialogun për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të paraqesin emrin pranë strukturave të Rithemelimit.

“Nëse dëshirojnë një vend mund t’ia propozojnë kreut të grupit. I qëndroj atij propozimi që i kam bërë grupit, sa i takon grupit të reformave.

Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur”, tha Bardhi.

gazment bardhi ligjet parlament

Lini një Përgjigje