TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 16:37

Nga Ilir Meta, te ministrat dhe drejtorët e Ramës, kush duhet të shqetësohet nga vizita e Todd Robinson?!

Shkruar nga Pamfleti
Nga Ilir Meta, te ministrat dhe drejtorët e Ramës, kush duhet të
Zyrtari i DASH në SPAK

Nga emrat me dosje në SPAK, te ata që rrezikojnë të jenë “non grata”, kush duhet të shqetësohet nga mesazhet e zyrtarit të DASH...

Prokuroria e Posaçme ka marrë një mbështetje tjetër të fortë nga SHBA, duke futur në ankth politikën. Sekretari Blinken gjatë vizitës në Tiranë takoi Altin Dumanin dhe dha mesazh të qartë për luftën ndaj korrupsionit. Takimi i tyre ishte sporadik, por me mesazh të fortë. Megjithatë, për të dhënë një mbështetje të hapur ndaj luftës anti-korrupsion erdhi në Tiranë, Todd Robinson, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit.

Ai qendroi afro 2 orë në SPAK, ku është takuar privatisht me Dumanin dhe më pas me prokurorët. Pra, është folur gjatë në këtë takim. Po ashtu, sot zyrtari i DASH në një intervistë ka paralajmëruar të tjerë “non grata”. Atëherë kush duhet të shqetësohet nga mesazhet e tij?

Të parët, padyshim ata që janë me dosje në SPAK dhe në fakt ata janë shumë. Më i rrezikuari është Ilir Meta. Mësohet se hetimi për aferën CEZ-DIA është drejt fundit, teksa zhvillime do të ketë dhe për atë të lobimeve në SHBA, rast që nuk falet nga amerikanët. Prej kohësh është folur se Meta mund të arrestohet dhe nuk është çudi të ndodhë shumë shpejt.

Padyshim edhe Berisha është i rrezikuar. Ai ndodhet në izolim, por SPAK ka dosje të tjera në ngarkim të tij dhe Shkëlzen Berishës. Kemi Gërdecin, kemi një padi nga Haklajt. Berisha po i sulmon dhe kërcënon prokurorët, madje dhe vetë Dumanin dhe zyrtari i DASH dërgoi një mesazh të qartë për ata që fusin hundët te drejtësia.

Kemi Ilir Beqajn. Ky i fundit ja ka arritur të qendrojë larg qelisë falë parasë së madhe që ka hedhur dhe ndërhyrjeve të Ramës. Dosja e sterilizimit u mbyll, por SPAK ka në dorë “Check-up” dhe koncesionet e tjera, si dhe dosjen e vjedhjes së fondeve të BE. Me këto dosje, SPAK do jetë në test, pasi nëse nuk arrestohet Beqaj, reforma i bie që çedon.  

Pa gjumë duhet të jenë dhe Olta Xhaçka me Frida Krifcën. SPAK po heton si aferën me privatizimin e pronave në bregdet, po ashtu edhe aferën me fondet e IPARD. Dosje tjetër është ajo e inceneratorëve dhe Veliaj duhet të shqetësohet. Po ashtu janë disa drejtorë, kryetarë bashkie, etj., që po hetohen. Zyrtari i DASH e bëri të qartë sot në një intervistë se ai i ka dhënë “bekimin” SPAK-ut të godasë këdo.

Mbetet të shihet nëse prokurorët do kenë guxim të shkojnë edhe te Rama. Kemi dosjen “McGonigal” nën hetim dhe pozitat e kryeministrit nuk janë fortë komode.

Të shqetësuar duhet të jenë dhe shumë të tjerë, të cilët ndoshta mund të mos jenë në rrjetën e SPAK, por rrezikojnë të shpallen të padëshiruar nga amerikanët. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje