
Analistja Anduena Llabani, takimin e Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd Robinson, me kreun e SPAK, Altin Dumani e vlerëson si tregues të mbështetjes që ka dhënë Amerika për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.
Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se ka patur takim kokë më kokë mes Dumanit dhe Robibnson i cili është i dyti nga zyrtarët më të lartë amerikan që takon kreun e SPAK.
“Takimi ka zgjatur disa minuta dhe duket shumë i afërt, pasi përqafohen kur dalin. Ka pasur takim edhe me drejtues të tjerë të çështjeve kryesore të SPAK, nuk ka munguar as kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, e cila nuk ka qenë kaq mediatike. Zyrtari amerikan nuk ka ardhur vetëm për të parë dosjet, por për të sjellë mjete të sofistikuara dhe këtu e kam fjalën për një zyrë të plotë përgjimi pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha ajo.
Llabani shtoi se raporti mes SPAK dhe Shërbimit Informativ Kombëtar është prishur. Sipas saj gjithë vëmendja e SPAK sot është përqendruar te korrupsioni dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë.
“Përtej atyre rreshtave që bëhen publike, flitet që shumë shpejtë BKH dhe SPAK do të kenë zyrën e vetë të përgjimit. Flitet që në muajin mars do ketë arrestime në nivel zyrtarësh, çështja e inceneratorëve, çështja e CEZ-DIA”, tha ajo.
Lini një Përgjigje