Astrit Patozi dikur ish numri dy i Partisë Demokratike ka komentuar humbjen e thellë të demokratëve në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
I pyetur se kush mund ta çojë PD-në drejt fitores, Patozi përjashton të gjithë ata që janë përfshirë në zhvillimet e deritanishme të sherreve dhe bërrylave.
“Unë them që duhet ta marrin njerëz që nuk kanë asnjë ngarkesë me zhvillimet e deritanishme që nuk janë përzierë në luftën e bërrylave, nuk kanë blinduar partinë dhe nuk e kanë sulmuar me hunj e tulla. Ata duhet të mblidhen dhe mbase ia dalin njerëz që nuk janë sharë e rrahur me njëri tjetrin. Unë kam shumë njerëz në mendje që ne nuk i njohim fare, njerëz intelektualë dhe të shkolluar që kanë dhënë kontribut për PD në një cep e hije dhe mund të jenë më të dobishëm se këta që janë tani.", tha Patozi për A2 CNN.
Koalicion "Bashkë Fitojmë" me Ilir Metën dhe Sali Berishën në zgjedhjet e 14 majit morën një rezultat tepër zhgënjyes, pasi arritën të merrnin vetëm 7 nga 61 bashkitë e vendit.
Edhe Këshillat Bashkiakë u dominuan sërish nga socialistët.
Pas zgjedhjeve edhe kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enklelejd Alibeaj dha dorëheqje nga detyra.
Lini një Përgjigje