TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 12:44

Kush janë deputetët e opozitës që votuan pro shkarkimit të Niko Peleshit

Shkruar nga Pamfleti

Kush janë deputetët e opozitës që votuan pro shkarkimit

Kuvendi rrëzoi me 79 vota kundër, 10 vota pro dhe 0 abstenim kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit, Niko Peleshi. Votimi u bë në mënyrë të fshehtë ndërsa PD-ja, që vetë e inicioi këtë proces, nuk mori pjesë. 

Mësohet se nga Partia Demokratike morën pjesë në votim deputetët Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bujar Leksaj, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Tedi Blushi. Gjithashtu, në votim mori pjesë edhe deputeti Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Në total nga opozita kanë marrë pjesë 8 deputetë, ndërkohë që vota kundër janë 10. Dy deputetë, nga radhët e PS ose PSD kanë votuar gjithashtu pro shkarkimit të Peleshit.

Në kërkesën e tyre, demokratët rendisnin 5 shkelje. Sipas PD, Peleshi thirri mbledhjen e Kuvendit për ndryshimin e rregullores si dhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pa respektuar afatin e parashikuar, iu ka hequr të drejtën për të folur deputetëve dhe kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, si dhe nuk ka mundësuar prezantimin e programit qeverisës. 

 

Lini një Përgjigje