TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 11:49

Për shkarkimin e Peleshit nuk votuan as firmëtarët, Berisha e Bardhi gjejnë justifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Për shkarkimin e Peleshit nuk votuan as firmëtarët, Berisha e

Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit si Kryetar i Kuvendit. Pro shkarkimit votuan vetëm 10 deputetë, ndonëse kërkesa ishte firmosur nga 36 deputetë të opozitës.

“Deputetët e opozitës nuk votuan sepse ishte çështje e raporteve. Këta nuk zbatojnë asnjë ligj. Ajo që drejtonte seancën, e detyruan të thoshte kush është dakord me këtë raport.

Por ajo duhej të hidhte të dy raportet. Dhe pas raporteve votohej mosbesimi ndaj kryetarit.

Ajo bëri një votim kot fare sipas qejfit, sipas urdhrit.

E mbyllën. Ky është problemi”, tha Berisha.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një reagim shprehet se Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.

“Ai hyri tashmë në historinë e parlamentarizimit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. U zgjodh me 85 vota e u mbajtë në detyrë me 79 vota një muaj më vonë.

Këtë arritje historike në vetëm 1 muaj mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore”, shprehet Bardhi.

Lini një Përgjigje