TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 11:33

“Jam për Senat”, Berisha si Balla: Ndryshimet kushtetuese t’i diskutojë Komisioni, s’kam pse ulem me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Jam për Senat”, Berisha si Balla: Ndryshimet kushtetuese

Kreu demokrat Sal Berisha u shpreh në favor të ndryshimeve kushtetuese, por ashtu si Taulant Balla, u shpreh se diskutimet mund të nisin në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

Në këtë mënyrë, Berisha u shpreh se nuk ka nevojë që të ulet me Edi Ramën.

“Nuk kam thënë që do ulem me Ramën! Jam pro idesë së senatit pasi kjo do të reduktojë numrin e deputetëve”, tha Berisha.

Ai shtoi se Komisioni dhe ai ligj nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë uljen time me Edi Ramën.

“Ai parashikon që përfaqësuesit e tyre të dy partive në komisionin për propozimet, të diskutojnë edhe këto çështje, çështjen e senatit, po u pranua senat, vetvetiu i numrit të deputetëve reduktohet.

Dhe unë jam për këtë variant.

Ideja e senatit nuk është një ide ime, fillimisht është dhënë nga i ndjeri Sabri Godo dhe më kupton shumë aftësi.

Por qëndron si ide, vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetësh në mënyrë që të mos shtohet fatura fiskale e internetit”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje