TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 11:39

Berisha pyetet për pazar me socialistët: Nuk do ulem unë në tryezë me Ramën, por përfaqësuesit tanë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha pyetet për pazar me socialistët: Nuk do ulem unë në
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se nuk është e vërtetë që do të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për Senatin.

Ai tha se do të ulen të tjerët.

Pyetje: Ju jeni i gatshëm të uleni me Ramën për Senatin?

Berisha: Ka një komision parlamentar, ai komision dhe ai ligj nuk parashikon uljen time me Edi Ramën.

Ai parashikon që përfaqësuesit e dy partive në komisionin elektoral të Parlamentit të diskutojnë edhe këto çështje të Senatit. 

Po u pranua, numri i deputetëve do të reduktohet. Dhe unë jam për këtë. 

Vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetësh, për të ulur faturën.

 

 

nuk do ulem unë në tryezë me ramën berisha

Lini një Përgjigje