TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 12:36

Tabaku shpërthen ndaj deputetit të Qorit: Për qorrat që nuk shohin, mos bëni opozitën e opozitës!

Shkruar nga Pamfleti

Tabaku shpërthen ndaj deputetit të Qorit: Për qorrat që nuk

Deputetja e PD, Jorida Tabaku është acaruar me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili kritikoi demokraten që përmendi në Parlament protestën e minatorëve jashtë Kuvendit për çështjen e statusit, dhe jo të pensionistëve.

 “Për Redi Reda dhe qorra që nuk shohin, PD ka propozuar statusin e minatorit këtu e 3 vite të shkuara, e kam firmosur unë. Kemi diskutuar në këtë sallë Parlamenti.

Dhe një sugjerim m.q.s je deputet i ri, të bësh opozitën e opozitës nuk të shkon. Sot duhet të kishe dalë, t’i kishe kërkuar llogari qeverisë pse propozimet e PD për pensionin minimal, rritjen e pensionit, statusin e minatorit, nuk po zbatohen. Nëse sot ka grup më të penalizuar se pensionistët e minatorët që duhet të ishin me mbështetje më të lartë, duke qenë se këtu kemi një parti që e mban veten për të majtë, sot Parlamenti duhet të kishte folur për këto. Redi Muçi të bëjë kauzat e veta, të bëjë propozimet e veta, të mos merret me PD. I kemi këto çështje të shenjta. Është turp të merret me opozitën, kur duhet ti kërkojë llogari qeverisë.

Përdore Parlamentin për njerëzit, mos e përdor për të sulmuar ata që flasin për njerëzit.", tha ajo.

E menjëreshme ishte edhe përgjigja e Muçit.

"Sa i përket propozimit të zonjës Tabaku për futjen në rendit të ditës të çështjes që ka të bëjë me minatorët e Spaçit, unë me habi pozitive konstatoj se në Kuvendin e 2025 PD po përmend fjalën minator dhe e mbështes propozimin e kësaj çështje.

Përderisa u fol edhe për statusin e minatorit, dua të kujtoj që kur ishte 8 vjet në pushtet nuk e miratoi statusin dhe shumë mirë që e miraton për propozim. Shpresoj që të njëjtën gjë të bëjë edhe pala e mazhorancës dhe jo ti përdorë minatorët jo për retorikë.", tha Muçi.

Lini një Përgjigje