TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2025, 10:54

Kryeministri Rama parlajmëron ndëshkim maksimal për zjarrvënësit: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri Rama parlajmëron ndëshkim maksimal për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit.

Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët ndodhen në terren prej ditësh për të shuar flakët dhe evakuuar banorët.

Kreu i qeverisë, ndërsa i quan kriminelë autorët e zjarrvënieve, thekson se ata duhet të marrin dënimin maksimal për dëmin që kanë shkaktuar.

“Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit

Gjatë muajve qershor – korrik dhe deri më 14 gusht:

137 autorë të zjarrvënieve të identifikuar
46 të arrestuar
91 të proceduar penalisht
Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe forcat operacionale, nën drejtimin e drejtorive vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme, do të vijojnë në terren dhe me ndihmën e teknologjisë do të mundësojnë dorëzimin para drejtësisë të këtyre kriminelëve që meritojnë ndëshkime maksimale”, shkruan Rama.

 

kryeministri edi rama

Lini një Përgjigje